Etika përjashton me nga 10 ditë Bardhin dhe Balliun, rrëzohet kërkesa e PD-së për Ballën

Nga D. V.
1,011 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, vendosi sot përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendit të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, si dhe të deputetit të PD-së, Klevis Balliu.

Sipas socialistëve, dy deputetët demokratë penguan zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit gjatë seancës plenare të datës 5 mars, duke përdorur gjuhë të papërshtatshme dhe duke bllokuar foltoren e Kuvendit.

Nga ana tjetër, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike, për përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendit, me argumentimin se “nuk ka vend për masë” dhe se ka kërkuar falje publike.

Përplasjet në Kuvend, mes deputetëve të opozitës dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, nisën pas deklaratës së Ballës ndaj deputetes Albana Vokshi, të cilës i tha “për ty kam numrin 0900”, koment i cili u cilësua si ofendues nga deputetët e opozitës.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër