Euroambasadori Mihalis Rokas për vizitë në Bogovinë – do t’i vizitojë edhe komunat tjera

nga D. V.

Tetovë, 11 shkurt – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, vizitoi Komunën e Bogovinës si pjesë e inciativës për të informuar publikun rreth procesit të antarsimit në BE tek bashkësitë lokale. Vizita filloi me takimin e ambasadorit dhe kryetarit të komunës, Feti Abazi dhe anëtarëve të Këshillit komunal. 

“Po filloj një tur të vizitave nëpër komuna, në të gjithë vendin, veçanërisht në ato komuna që nuk vizitohen shumë, sepse është vërtet shumë e rëndësishme të takohem me të gjithë përfaqësuesit e administratës komunale, në mënyrë që të dëgjoj nga kryetarët e komunave, nga anëtarët e këshillave komunale, megjithatë edhe popullsinë lokale në lidhje me sfidat me të cilat po përballen. Vërtetë duam të shohim, gjithashtu, të dëgjojmë se si fondet e Bashkimit Evropian po shpenzohen, megjithatë edhe të shohim mënyrën më të mirë për t’u angazhuar dhe komunikuar me qytetarët”, deklaroi ambasadori Mihalis Rokas. 

“Ne në takim u përqendruam në tre fusha konkrete: Pjesa e parë ishte problemi i ujit të pijshëm në komunën tonë. Pjesa e dytë ishte prioriteti ynë për turizmin në komunën tonë dhe mbështetja e fondeve të Bashkimit Evropian për bizneset private”, deklaroi kryetari i komunës, Feti Abazi. 

Diskutimet në këtë dhe takime të tjera do të përqendrohen në përfitimet e anëtarësimit në BE dhe do të nxjerrin në pah ndikimin konkret të mbështetjes së BE-së në jetën e përditshme në rajon. 

“Gjithashtu të sigurohemi që reformat të mund të zbatohen me qëllim që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet shtet anëtar i familjes së Bashkimit Evropian. Ka një arsye të qartë pse procesi i zgjerimit një kohë të gjatë ka qenë përsëri në krye të axhendës së Bashkimit Evropian. Për këtë arsye që kontributi i qytetarëve, këshillit komunal dhe kryetarit të komunës së Bogovinës dhe pikëpamjet e tyre janë vërtet shumë të rëndësishme për Bashkimin Evropian në rrugën tonë, punën e palodhur që bëjmë si BE për të arritur qëllimin përfundimtar, ndërsa kjo është anëtarsimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, potencoi Mihalis Rokas. 

Pas takimit në ndërtesën e Komunës, ambasadori Rokas bisedoi dhe me përfaqësues të shoqërisë civile të kësaj komune. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More