Eurostat: Maqedonia e Veriut ka më shumë gjyqtarë për banor se mesatarja e BE-së

Nga R.ZH
1,398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 korrik, Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut kishte 20,1 gjyqtarë profesionistë për 100 mijë banorë gjatë vitit 2024, tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostatit. Edhe pse vendi mbetet mbi mesataren e Bashkimit Evropian, numri i gjyqtarëve ka shënuar rënie të vazhdueshme në vitet e fundit.

Sipas statistikave, në vitin 2019 vendi kishte 24,3 gjyqtarë për 100 mijë banorë, ndërsa në vitin 2024 ky numër ka rënë në 20,1, që do të thotë një ulje me më shumë se katër gjyqtarë për 100 mijë banorë.

Një trend i ngjashëm është evidentuar edhe në Bashkimin Evropian, ku mesatarja ka rënë nga 17,7 gjyqtarë për 100 mijë banorë në vitin 2014 në 15,7 gjyqtarë në vitin 2024.

Ndër vendet anëtare të BE-së, numrin më të lartë të gjyqtarëve për 100 mijë banorë e ka Kroacia me 43,3, e ndjekur nga Sllovenia me 40,2Luksemburgu me 36Bullgaria me 35,4 dhe Rumania me 35,3. Në anën tjetër të listës renditen Irlanda me 3,6Austria me 4,3Spanja me 6,2Çekia me 6,7 dhe Italia me 7,9 gjyqtarë për 100 mijë banorë.

Në rajon, raportin më të lartë e ka Mali i Zi me 42,49 gjyqtarë për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Serbia me 40,18Bullgaria me 35,37Greqia me 26,06Maqedonia e Veriut me 20,15 dhe Turqia me 16,66. Për Shqipërinë dhe Kosovën nuk ka të dhëna të disponueshme për vitin 2024.

Të dhënat e Eurostatit tregojnë gjithashtu se gratë dominojnë në sistemin gjyqësor në pjesën më të madhe të Evropës. Në Maqedoninë e Veriut, 61,4 për qind e gjyqtarëve profesionistë janë gra.

Në rajon, përqindjen më të lartë të grave gjyqtare e ka Greqia me 75,5 për qind, pasuar nga Serbia me 73 për qindBosnja dhe Hercegovina me 64,8 për qindBullgaria me 64,4 për qindMali i Zi me 63,3 për qind dhe Shqipëria me 55 për qind.

Në nivel të Bashkimit Evropian, Sllovenia kryeson me 81,4 për qind gra në mesin e gjyqtarëve profesionistë, ndërsa Gjermania është një nga vendet e rralla që ka arritur pothuajse barazi të plotë gjinore në këtë profesion.

Sipas përkufizimit të Eurostatit, gjyqtarë profesionistë konsiderohen juristët e paguar që janë të autorizuar të shqyrtojnë çështje civile, penale dhe lloje të tjera të lëndëve, si dhe të marrin vendime gjyqësore. Në këtë kategori nuk përfshihen gjyqtarët porotë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër