“Faleminderit, Kosovë” – ylli i Modern Talking me mesazh emocionues pas performancës në Hardh Fest

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Thomas Anders, i grupit Modern Talking, ka falënderuar në shqip publikun shqiptar pas performancës spektakolare në Hardh Fest, festivalin e përvitshëm agro-kulturor në Rahovec.

Grupi legjendar performoi para rreth 12 mijë njerëzve në Rahovec, përkatësisht në konakun mes vreshtave, ku performuan edhe yje të skenës vendore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Anders përshkroi përvojën e tij në këtë festival, duke e cilësuar atmosferën si të jashtëzakonshme.

Anders falënderoi spektatorët për energjinë e tyre, ndërsa në fund e përmbylli postimin duke thënë “Faleminderit, Kosovë!” në gjuhën shqipe.

“ÇFARË NATE, KOSOVË! 12 mijë njerëz në Stone Castle Winery në Rahovec – çfarë atmosfere e jashtëzakonshme! Faleminderit për energjinë tuaj, zërat tuaj dhe për këtë natë të paharrueshme. Faleminderit, Kosovë!”, shkroi ylli i grupit Modern Talking.

Hardh Fest e përmbylli edicionin e këtij viti, i cili zgjati tri ditë në fillim të shtatorit. Ky festival përqafon dhe promovon kulturën agro-kulturore dhe traditën e vreshtarisë së Rahovecit.

Gjatë tri ditëve, festivali sjell në vëmendje bodrumet vendase të verës, si dhe një mori aktivitetesh e lojërash në vreshta, krahas parakalimeve nëpër qytet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër