Familja Panettiere përballet me humbjen e dytë të madhe: Hayden vdiq tre vjet pas vëllait të saj Jansen

Nga D. V.
483 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Humbja e Hayden Panettiere në moshën 36-vjeçare ka sjellë një tjetër goditje të rëndë për familjen e aktores, e cila vetëm tre vite më parë kishte përjetuar vdekjen e djalit të tyre, Jansen Panettiere, në moshën 28-vjeçare.

Hayden ndërroi jetë më 16 gusht 2026, ndërsa lajmi u konfirmua nga familja e saj.

Hayden ishte vajza e Skip Panettiere dhe aktores Lesley Vogel. Pas vdekjes së saj, prindërit tashmë kanë humbur të dy fëmijët e tyre, duke u përballur me dy humbje të rënda brenda vetëm tre vitesh.

Babai i aktores kërkoi privatësi për familjen, ndërsa e përshkroi Hayden si “një dritë të jashtëzakonshme” dhe “një forcë të natyrës”.

Jansen, aktor dhe artist, ndërroi jetë më 19 shkurt 2023, në moshën 28-vjeçare. Familja bëri të ditur atëherë se raporti i mjekut ligjor përcaktoi si shkak të vdekjes kardiomegalinë, pra zmadhimin e zemrës, të shoqëruar me komplikime të valvulës së aortës.

Vdekja e Jansen ishte një plagë që Hayden e kishte përshkruar si jashtëzakonisht të dhimbshme.

Në kujtimet e saj të publikuara në vitin 2026, aktorja foli edhe për pikëllimin pas humbjes së të vëllait dhe për lidhjen e fortë që kishte me të. Të dy kishin ndjekur rrugën e aktrimit dhe ishin shfaqur së bashku në projekte gjatë viteve.

Hayden lë pas vajzën e saj Kaya, të lindur në vitin 2014 nga lidhja me ish-boksierin ukrainas Wladimir Klitschko. Vajza aktualisht jeton me babanë e saj.

Ndërkohë, rrethanat e sakta të vdekjes së Hayden ende po hetohen. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimi paraprak nuk ka treguar shenja të krimit, ndërsa shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë ende publik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër