Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka qenë një nga figurat më të diskutuara në këtë përbërje qeveritare. Për kryeministrin shpesh ka qenë ministër punëtor që po dëshmon rezultate por për VLEN-in ka qenë figurë problematike pasi sipas tyre nuk ka qenë në koordinim me ta.
Në këtë drejtim edhe në rikonstruimin e qeverisë të paralajmëruar shumë më parë e që do të ndodhë nesër, është përmendur edhe resori me të cilin udhëheq Limani.
I pyetur se cili do të jetë pozicioni i tij pas rikonstruimit të Qeverisë, ministri i i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani nuk dha detaje që siç u shpreh, nuk është i rëndësishëm pozicioni i tij, por a krijohen hapësira për të rinjtë.
Limani tha se “kur u largova nga BDI, dikush mendoi se vdes por unë rilinda”, ndërsa edhe për largimin nga VLEN tha se “rilindim e rilindim përsëri për të krijuar kushte për të rinjtë”.
Mbetet të shihet rrugëtimi politik tutje i Limanit edhe pse i njëjti është parë afër Ahmetit e BDI-së disa herë, Arben Taravari kryetari i ASH-së në paraqitjen e tij të fundit e ka konfirmuar se ka pasur takime të rregullta me Limanin dhe një përafrim të tij me ASH-në nuk e ka mohuar.
