Faton Ahmeti i BDI-së: Nuk marr 180.000 denarë nga partia, por shumëfish më e ulët

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 18 nëntor Zhurnal.mk – Nënkryetari i BDI-së dhe shef i Kabinetit të Kryetarit të partisë, Faton Ahmeti, ka demantuar kategorikisht informacionin se merr 180.000 denarë pagë nga partia. Sipas tij, shuma që merr është shumëfish më e ulët se ajo që pretendohet.

“E demantoj kategorikisht këtë lajm. Shpifjet dhe keqpërdorimin e emrit tim për qëllimet tuaja politikante dhe të ulëta nuk ua kam borxh dhe nuk do t’i toleroj”, shkruan Ahmeti në reagimin e tij.

Ai thotë se puna pranë partisë dhe kryetarit, si dhe angazhimet e tij politike, nuk lënë hapësirë për ndonjë angazhim tjetër me orar të plotë. Ahmeti shton se nuk është deputet, këshilltar, bartës i ndonjë funksioni tjetër publik dhe as pronar i ndonjë biznesi, si dhe se nuk merr pagë nga asnjë institucion apo subjekt tjetër.

Sipas Ahmetit, paga e tij në parti është e ligjshme, publike dhe e verifikueshme, dhe financohet nga mjetet që partitë politike marrin nga buxheti i shtetit për funksionimin e veprimtarisë së tyre.

artikuj të ndërlidhura