Fazliu: Shërbimet e Librave Amë tani mund të kryhen online

Nga B.M
325 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 janar – Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar se një pjesë e shërbimeve më të kërkuara të Librave Amë tani mund të kryhen online, duke shmangur pritjet dhe radhët në sportele. “Një ndryshim që prek përditshmërinë e secilit qytetar. Qytetarët nuk duhet të humbin kohë për dokumente bazë”, ka theksuar Fazliu.

Përmes portalit uslugi.gov.mk, qytetarët mund të marrin lehtësisht dokumente si: Certifikata e lindjes, Certifikata e martesës, Certifikata e vdekjes, Vërtetim për gjendje martesore të lirë.

Drejtori Fazliu nënvizon se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një administrate më funksionale, më afër qytetarëve, ku stresi dhe humbja e kohës janë minimale, ndërsa efikasiteti maksimal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër