Fëmijët sot kanë kondicionin më të dobët në 60 vitet e fundit

Nga Xh M
947 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 gusht ZHurnal.mk – Fëmijët në Evropë po përballen me një rënie të ndjeshme të aftësive fizike, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se brezi i sotëm ka nivelin më të ulët të kondicionit fizik në rreth gjashtë dekadat e fundit.

Sipas analizave të fundit, fëmijët janë më pak aktivë se gjeneratat e mëparshme, kalojnë më shumë kohë para pajisjeve elektronike dhe kanë gjithnjë e më pak mundësi për lëvizje dhe aktivitete fizike në jetën e përditshme.

Kjo prirje ka ndikuar drejtpërdrejt në dobësimin e forcës fizike, qëndrueshmërisë dhe aftësive motorike, duke ngritur shqetësime për ndikimin afatgjatë në shëndetin dhe zhvillimin e brezave të rinj, shkruan euronews.

Ekspertët theksojnë se një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë rënie është mënyra moderne e jetesës. Fëmijët sot kalojnë më pak kohë duke luajtur në ambiente të hapura, qëndrojnë më gjatë ulur, përdorin në mënyrë të tepruar pajisjet elektronike dhe kanë ndryshuar edhe zakonet e tyre ushqimore.

Këto ndryshime kanë ndikuar negativisht në nivelin e aktivitetit fizik dhe në zhvillimin e aftësive të tyre trupore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër