Feti Abazi ndanë mirënjohje për dy pensionistët e administratës komunale: Shumë shëndet dhe pensionim të merituar

Nga B.M
640 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – Kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, ditën e sotme u ka dhënë lamtumirën profesionale për pensionim, të dy administratorëve të komunës, Sadri Imerit dhe Agim Ziberit.

I pari i Bogovinës, duke i falenderuar për kontributin shumëvjeçar, u ka uruar të dyve shëndet dhe mbarësi në të ardhmen, në profilin e ti zyrtar në Facebook.

“Me rastin e pensionimit të kolegëve tanë të nderuar, Sadri Imeri dhe Agim Ziberi, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për kontributin e tyre të çmuar shumëvjeçar në administratën e Komunës së Bogovinës. Përmes përkushtimit, profesionalizmit dhe shërbimit të vazhdueshëm ndaj qytetarëve, ata kanë dhënë një ndihmesë të rëndësishme në përmirësimin e shërbimeve publike dhe në zhvillimin e komunitetit tonë.

Shërbimi në administratën komunale ka një rëndësi dhe peshë të veçantë, pasi është ura kryesore lidhëse mes institucioneve dhe qytetarëve.

Kolegëve tanë ju urojmë shumë shëndet e mbarësi e të gëzojnë pensionin e merituar!”, ka shkruar Feti Abazi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër