Filipçe: Anëtarësimi në NATO është rezultat i politikave strategjike, vizionare dhe shtetërore të LSDM-së në dekadat e fundit

Nga Xh M
296 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 mars – Anëtarësimi në NATO është rezultat i politikave sstrategjike, vizionare dhe shtetërore të Lidhjes socialdemokrate në disa dekadat e fundit, deklaroi sot në konferencën për shtyp në Kuvend kryetari i LSDM-së dhe deputeti Venko Filipçe, pas fjalimit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

“Patëm mundësi ta dëgjojmë fjalimin e tij në Kuvend. Do të thoja se anëtarësiminë NATO është rezultat i politikave strategjike, vizionare dhe shtetërore të Lidhjes socialdemokrate në disa deakadat e fundit. Ajo rrugë nuk ishte e lehtë, megjithatë tani përfundimisht ne mund tël ndihemi të sigurt, kufijtë tanë janë të garantuara. Për arsye se, falë atyre politikave, jemi pjesë e aleancë më të madhe të ssigurisë në botë. Sa është kjo me rëndësi, e shohim tani, poaçërisht në këto kohë krize kur në dia vende në botë ka luftëra”, theksoi ai.

Filipçe tha se Rute në fjalimin e tij i ka drejtuar porosi të qarta Qeverisë.

“Porosia drejt Qeverisë konsideroj se është e qartë. Tashmë kjo Qeveri nuk mund të fshehë asgjë, e ajo është se kemi një zëvendësskryeministër, i cili kultivon lidhje të hapura me Rusinë, ndërkaq ai është zëvendëskryeministri Stoillkoviq. Njeriu i dytë në Qeveri takohet me ‘jqërit e natës’, të cilët jnaë në komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin rus Putin, agresorin në Ukrianë”, thekosi mes tjerash Filipçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër