Spanja i përgjigjet Trumpit pas kërcënimit për ndërprerje të tregtisë

Nga Xh M
444 e lexuar
A+A-
Rivendos

Spanja i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit amerikan për ndërprerje të marrëdhënieve tregtare me Madridin.

Një burim nga qeveria spanjolle ka thënë se nëse Washingtoni dëshiron ta shqyrtojë marrëdhënien tregtare me Spanjën “duhet ta bëjë këtë përderisa respekton autonominë e kompanive private, ligjshmërinë ndërkombëtare dhe marrëveshjet bilaterale mes BE-së dhe SHBA-së”.

Madridi ka thënë se sulmet janë një “intervenim i pajustifikueshëm dhe i rrezikshëm”.

“Spanja ka qenë e tmerrshme”, ka thënë Donald Trump të martën duke iu referuar refuzimit të qeverisë së Pedro Sanchezit për ta lejuar SHBA-në të përdorë bazat ushtarake për ta goditur Iranin.

Trumpi ka deklaruar të martën se: “Do ta ndërpresim gjithë tregtinë me Spanjën. Nuk duam të kemi asgjë me Spanjën”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër