Shkup, 19 janar – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, e uroi festën e madhe të Epifanisë – Ujin e Bekuar.
“Ju uroj festën e madhe të Epifanisë, në emrin tim personal dhe në emër të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. Djalit që edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar e nxori kryqin i uroj shumë suksese dhe lumturi këtë vit. Fakti që u hodh në ujërat e ftohta të Liqenit të Ohrit është provë e guximit të madh, forcës së madhe mendore dhe fizike”, deklaroi Filipçe.

Filipçe sot mori pjesë në shënimin e festët së madhe krishtere Epifania – Uji i Bekuar në Ohër.

