Dorëhiqet zv/ministri i Arsimit Lulzim Aliu

Nga B.M
1,046 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 janar – Lulzim Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dorëheqja i është dorëzuar Kryetarit të Qeverisë, z. Hristijan Mickoski.

Në njoftimin e tij publik, Aliu thekson se me këtë vendim po përmbyll një kapitull të punës së tij institucionale, duke falënderuar për besimin dhe mbështetjen që i është dhënë për ushtrimin e kësaj detyre për herë të dytë.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për Partinë Alternativa, kryetarin aktual z. Bekim Sali, si dhe ish-kryetarët z. Afrim Gashi dhe z. Zeqirija Ibrahimi, si edhe për familjen dhe miqtë e tij.

Dorëheqja e Lulzim Aliut vjen në një periudhë zhvillimesh të reja politike.(INA)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër