Filipçe: Këshilltar i kryeministrit u thotë klinikave çfarë pajisje të blejnë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve, theksoi se Qeveria në vend që t’i zgjidhë problemet në shëndetësi me mungesën e barnave, listat e gjata të pritjes dhe kushtet e këqija për trajtim, është e fokusuar në ndikim mbi prokurimet publike në shëndetësi, ndërsa praktikat korruptive janë të pranishme në çdo nivel.

Në atë kontekst, Filipçe zbuloi se një këshilltar i kryeministrit shëtit nëpër klinika dhe u thotë drejtorëve çfarë pajisje dhe sipas cilave specifikime të blejnë.

„Ka një këshilltar të kryeministrit i cili shëtit nëpër klinika dhe u thotë drejtorëve cilën specifikim dhe cilën pajisje ta blejnë. Ja, kjo po ndodh. Në këtë janë të fokusuar. Vjedhje në çdo nivel. Dhe ta dijë edhe ai këshilltar se do të përgjigjet“, tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së porositi se ndërkohë që pushteti merret me atë se kush dhe çfarë pajisje do të blejë, qytetarët mbeten me problemet e pazgjidhura në sistemin shëndetësor.

„Kjo është matrica, kontroll të vendoset mbi gjithçka, asgjë e mirë për qytetarët. Dhe nga të gjitha problemet që tani i ka. Nuk kanë njerëzit barna, nuk kanë kushte të mira për trajtim, lista të gjata pritjeje, deformime në sistemin shëndetësor, korrupsion nga nivelet më të larta të pushtetit“, tha Filipçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër