Filipçe: Kush është fajtor për Gostivarin?

Nga D V
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kërkoi nga kryeministri Hristijan Mickoski përgjigje se kush mban përgjegjësi për gjendjen me ujin në Gostivar dhe pse rezultatet e analizave nuk janë bërë publike. Ai tha se uji është i ndotur në një pjesë të madhe të vendit dhe akuzoi Qeverinë edhe për gjendjen e përgjithshme në shtet, duke përmendur rritjen e çmimeve, krizën ekonomike, gjendjen në shëndetësi, korrupsionin dhe bllokimin e rrugës evropiane.

“Kush është fajtor, kryeministër, për të gjitha këto? E di se do të thoni se fajtor është Venko, se fajtor është LSDM-ja për gjithçka, por qytetarët e dinë se përgjegjësinë e mbani ju. Megjithatë, dua ta dëgjoj nga ju. Kush është fajtor për të gjitha këto që po ndodhin në shtet?”, theksoi Venko Filipçe – Kryetar I LSDM-së.

Mickoski përsëriti se pret që Gostivari shumë shpejt të ketë ujë të pastër edhe për pije.

“Nuk e di nëse unë si inxhinier apo Pançe si jurist kuptohemi në hiperklorimin, por e di se nëse dje kishim gjashtë mostra të papërshtatshme, sot janë vetëm dy. Pres që brenda pak ditësh qytetarët e Gostivarit të kenë ujë të rregullt edhe për pije. Ata që janë përgjegjës ndodhen aty ku duhet të jenë, ndërsa i bëj thirrje edhe Prokurorisë të merret me këto pretendime”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Sa u përket çështjeve të tjera të ngritura nga Filipçe, Mickoski u përgjigj duke krahasuar treguesit aktualë me gjendjen gjatë qeverisjes së mëparshme të LSDM-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër