Filkov refuzon provimin në shqip: Kushtetuta nuk interpretohet politikisht

Nga D. V.
463 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 maj, zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, mbetet në qëndrimin se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe.

I pyetur për këtë çështje, Filkov deklaroi se debati tashmë është i mbyllur dhe se nuk ka më hapësirë për komente shtesë.
“Mendoj se ajo çështje është mbyllur. Provimi i jurisprudencës është provim profesional, nuk është proces administrativ. Nuk kemi më për çfarë të komentojmë”, tha Filkov.

Ai theksoi se qeveria aktuale nuk do të lejojë, siç u shpreh ai, interpretime politike të ligjeve dhe Kushtetutës.

“Ka përfunduar koha e interpretimeve politike ditore. Koha kur Kushtetuta dhe ligjet interpretoheshin sipas nevojave politike ditore… ka përfunduar me largimin e LSDM-së dhe BDI-së nga pushteti. Kjo Qeveri nuk ka ndërmend ta vazhdojë praktikën e relativizmit juridik”, deklaroi Filkov.

Ministri shtoi se shteti duhet të funksionojë mbi bazën e Kushtetutës dhe jo mbi interpretime politike apo presione publike.

“Kushtetuta nuk është temë për emisione televizive… Çdo gjë tjetër është presion. Dhe kjo nuk do të kalojë”, u shpreh ai.

Qëndrimet e ministrit Filkov që nga fillimi nuk kanë ndryshuar dhe nuk ka lëvizur aspak nga pika e tij refuzuese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër