Fillon testimi i kamerave për mbikëqyrje në trafik në kuadër të “Qytetit të sigurt”

Nga admin
409 e lexuar

Shkup, 20 janar – Në kuadër të projektit “Qyteti i sigurt” prej sot e deri më 31 janar do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i aparateve të vendosura (kamerave) për mbikëqyrje në trafik. Testimet do të realizohen çdo ditë, nga ora 8 deri në ora 20.

Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi, nuk do të qarkullojnë derisa zgjat procedura.

Направивме увид на системот „Безбеден град“ што е инвестиција на општината, но во периодот што следи треба да биде интегриран на оној поголем систем што планира МВР да го реализира. Тоа е мно

Në javën e parë të periudhës së paraparë, aktivitetet do të zbatohen ekskluzivisht në lokacione me kamera të vendosura në rajonin e Qytetit të Shkupit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve t’i respektojnë kufizimet e përkohshme, të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim të realizimit të papenguar dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara”, thuhet në kumtesën e MPB-së. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër