Tiranë, 18 gusht, Zhurnal.mk – Edhe pse fundgushti, turistët italianë janë dyndur në portin e Vlorës për të kaluar pushimet ndërsa shumë të tjerë kthehen në shtëpitë e tyre pas qëndrimit në plazhet dhe qytetet shqiptare.
Të shumtë janë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë që vijnë për pushime, duke e kthyer Vlorën në kryeqendër turizmi.
Në portin e Vlorës, flukset e udhëtarëve dhe mjeteve mbeten të larta.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje, ndërsa shkroi “pushtimi italian i Portit të Vlorës”.
Gjithë muaji gusht ka shënuar fluks të lartë udhëtarësh dhe mjetesh në Portin Detar Vlorë.
