Fondi për shëndetësi dhe FNM-ja do të nënshkruajnë marrëveshje për avancimin e diagnostikës molekulare – onkologjike

Nga admin
511 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 9 janar – Drejtori i përgjithshëm i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekoski dhe dekani i Fakultetit natyror-matematikor pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Davorin Tërpeski, sot në hapësirat e FNM-së do të nënshkruajnë marrëveshje për avancimin e kapaciteteve molekulare – diagnostike në vend, me ndikim të drejtpërdrejtë ndaj mjekimit bashkëkohor dhe të personalizuar të pacientëve onkologjikë.

Me marrëveshjen e lidhur, siç informojnë nga FSSH, Laboratoria për biologji molekulare dhe gjenomikë pranë FNM do të fillojë me realizimin e analizave përparimtare molekulare – diagnostike, para së gjithash përmes zbatimit të paneleve të gjeneve për sekuencim të targetuar masiv paralel të gjeneratës së ardhshme (GJRS) tek gjendjet e ndryshme onkologjike.

“Kjo metodologji bashkëkohore mundëson zbulimin e saktë dhe me kohë të mutacioneve të gjeneve, thelbësore për përzgjedhjen e terapisë së targetuar onkologjike, ndjekjen e vijimit të sëmundjes, parashikimin dhe parametrat e tjera relevante klinike. Kombinimi i pajisjeve më bashkëkohore dhe kuadrit lartë të kualifikuar me shumë vite përvojë do të kontribuojë për një përgjigje më efikase ndaj nevojave në rritje për analiza molekulare-onkologjike në sistemin shëndetësor”, njoftojnë nga FSSH.

Me këtë marrëveshje përhapet rrjeti kombëtar për shërbime molekulare-diagnostike për pacientët onkologjikë, gjë që paraqet hap të rëndësishëm sistemik drejt kujdesit bashkëkohor shëndetësor, të saktë dhe të qasshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër