Mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli

Nga admin
514 e lexuar

Shkup, 9 janar – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët veriperëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, në male të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. 

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej minus nëntë deri në minus dy, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej tre deri nëntë gradë. 

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. 

Temperatura minimale do të bie deri në minus gjashtë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri katër gradë. 

Të shtunën do të ketë reshje lokale, në male dhe në vendet më të larta të borës, ndërsa në vendet më të ulëta të shiut dhe borës. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore, ndërsa lartësia e shtresës së borës do të rritet edhe më shumë. 

Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme veriore (mbi 60 km/h) dhe do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të borës. Temperatura do të bie, ndërsa në disa vende ajo e ditës do të mbetet nën zero gradë. Nga e marta vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër