Forca Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, së shpejti pritet të dislokohet kontingjenti i parë nga FSK-ja

Nga D. V.
301 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 maj, Zhurnal.mk – Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka takuar zëvendës-shefin e J5/8 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM J5/8), Gjeneral Brigade Chris A. McKinney.

Në njoftimin e FSK-së bëhet e ditur se të dy gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara si dhe nevojën për rritjen e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Gjeneral Jashari e njoftoi Gjeneralin McKinney për zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së duke u fokusuar edhe në planet për të ardhmen që synojnë realizimin e aspiratave për anëtarësim në NATO.

Gjithashtu, të dy gjeneralët vlerësuan kontributin e FSK-së në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën (ISF), ku së shpejti pritet të dislokohet kontingjenti i parë nga FSK.

“Në fund të takimit, Gjeneral McKinney falënderoi Gjeneral Jasharin për bashkëpunimin dhe lidershipin e tij gjatë kësaj kohe ku FSK është në fazën finale të PGJT-së, si dhe ritheksoi përkushtimin e USEUCOM-it për ta mbështetur FSK-në në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër