Forcat e Armatosura testojnë gatishmërinë luftarake sipas standardeve të NATO-s

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 shtator, Zhurnal.mk – Grupbatalioni i Këmbësorisë së Lehtë i Forcave të Armatosura të Shqipërisë vuri në provë aftësitë e tij luftarake gjatë Vlerësimit të Gatishmërisë Luftarake të NATO-s (CREVAL).

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në Tiranë bëri të ditur sot se, gjatë këtij procesi, grupi i batalionit, i cili është stërvitur krah për krah me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit në kuadër të një partneriteti më shumë se 25-vjeçar, dëshmoi se aftësitë e tij taktike dhe ndërveprueshmëria përmbushin standardet e larta të NATO-s.

Vlerësuesit shqyrtuan një sërë elementesh të gatishmërisë, përfshirë manovrimin, disiplinën e zjarrit, komandimin dhe kontrollin, si dhe mbështetjen logjistike në kushte reale operacionale.

Në aktivitet morën pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Ambasada amerikane theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Forcave të Armatosura shqiptare dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, në kuadër të partneritetit të tyre afatgjatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër