Forcat e Armatosura vijojnë luftën me zjarret, si paraqitet situata në Dajt dhe Pukë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 gusht Zhurnal.mk – Forcat e Armatosura vijojnë operacionet për përballimin e situatës së zjarreve në vend.

Mali i Dajtit – Vëmendja kryesore mbetet në këtë zonë, ku vijon ndërhyrja me 30 efektivë të FA-së, të mbështetur nga ajri me helikopter. Pavarësisht terrenit të vështirë, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Pukë – Situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm. Zjarri në Gjegjan, Gojan i Vogël dhe Gojan i Madh është shuar plotësisht, ndërsa vatra në Prozhëm vijon me intensitet shumë të ulët dhe është drejt shuarjes. Në zonë janë angazhuar 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga mjete dhe 1 helikopter.

artikuj të ndërlidhura