Forcat Operacionale të Burgjeve “zbarkojnë” në Vlorë, kontrolle të befasishme në paraburgim

Nga Xh M
656 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vlorë, 25 prill Zhurnal.mk – Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve janë duke zhvilluar një aksion të befasishëm në institucionin e paraburgimit në Vlorë.

Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, raporton se në operacion kanë marrë pjesë rreth 70 efektivë, të cilët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në ambientet e brendshme të institucionit.

Kontrollet janë përqendruar në çdo qeli, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e sendeve të paligjshme.

Ky aksion është pjesë e kontrolleve rutinë që po zhvillohen në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, me synim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme brenda tyre.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe forca mbështetëse nga institucionet e vuajtjes së dënimit në Fier dhe Peqin.
Kontrollet vijojnë dhe pritet që në orët në vijim të ketë një bilanc zyrtar mbi rezultatet e këtij aksioni.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër