Forcimi i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Greqi

Nga D. V.
521 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Shqipëri-Greqi dhe takimeve B2B të zhvilluara në Athinë, delegacioni i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve  AIDA – Albanian Investment Development Agency, i kryesuar nga drejtoresha ekzekutive Laura Plaku, zhvilloi një takim dypalësh me drejtuesit e EnterpriseGreece, të kryesuar nga Marinos Giannopoulos.

Delegacioni shqiptar u mirëprit në selinë e institucionit grek në një atmosferë miqësore bashkëpunimi dhe partneriteti institucional, duke rikonfirmuar marrëdhëniet e konsoliduara ndërmjet dy agjencive.

Ambasada e Shqipërisë në Greqi nformon se “diskutimet u fokusuan në zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët; pjesëmarrjen në evente dhe forume ndërkombëtare; shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira; koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në Tiranë dhe Athinë dhe identifikimin e mekanizmave konkrete për nxitjen e investimeve dhe promovimin rajonal e ndërkombëtar”.

Ambasada e Shqipërisë në Greqi cilëson në një postim në rrjetet sociale se mbetet një mbështetëse aktive e këtij dialogu institucional dhe e angazhuar në ndërtimin e një platforme të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet aktorëve ekonomikë dhe institucionalë të të dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër