Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50

Nga D. V.
358 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda ka dhënë lëvdata për Kombëtaren e Turqisë, por beson se “Dardanët” do të bëjnë çmos për të motivuar.

Ai në konferencë për media deklaroi se shanset janë 50-50, meqenëse Kosova me plot meritë ka arritur në finale.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar”.

“Padyshim që vërehet se është ngjarje shumë e rëndësishme. Kurrë s’ka pasur kaq shumë gazetarë. Po luajmë për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Është mirë që jemi të motivuar, por ta mbajmë “kokën në vend”.

Foda shtoi se i njeh të gjitha dobësitë dhe forcat e Turqisë dhe që Kosova është e përgatitur për të gjitha mundësitë, përfshirë kohën shtesë dhe penalltitë.

“Natyrisht nuk do ta zbuloj taktikën që do ta zbatoj në lojë. E rëndësishme është që i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë. Nesër të përformojmë me idetë dhe parimet tona. Turqia është e fortë si në lojë ashtu edhe në kombinime. Loja e tyre bazohet në pasime të shkurtra, por me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi në kundërsulm”.

“90 apo 120 minuta? Nuk jam parashikues i të ardhmes, ndoshta edhe do të ketë penallti. Me rëndësi është që jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë”.

Kujtojmë, përballja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër