Gashi dhe ambasadori i Koresë biseduan për kandidaturën për sekretar të përgjithshëm të Unionit ndërparlamentar

Nga Xh M
105 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 mars – Kandidatura e Republikës së Koresë, e cila për sekretar të përgjithshëm të Unionit Ndërparlamentar – UNP e kandidon Sangas Xhun ishte në fokus të takimit midis Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe Ambasadorit të Republikës së Koresë në Shkup, Kim Dongbae.

Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me ambasadorin e Republikës së Koresë, Sh.T. Dongbae Kim, ku diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Rikonfirmuam marrëdhëniet e mira dhe miqësore, si dhe shprehëm përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit parlamentar, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral. Theksuam rolin qenësor të parlamenteve në përballjen me sfidat globale.

Mbetemi të përkushtuar për të forcuar më tej lidhjet tona, në funksion të zhvillimit të përbashkët.

https://www.facebook.com/AfrimGashiAlternAtivA/posts/pfbid0YWiSfePLCjTmTibjAx2EZfmwKVAoWNJrqiKdCSB56rSwDpMJXbtnpZxJBCSFRz3ul

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër