Analizë / Rritet numri i shkurorëzimeve – Pse po ndahen çiftet e martuara?

Nga B.M
570 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 mars, Zhurnal.mk – Shkurorëzimet në Maqedoninë e Veriut po rriten për shkak të presionit ekonomik, normave shoqërore në zhvillim dhe pavarësia individuale në rritje, veçanërisht e grave, shkruan në analizën e saj “Zhurnal.mk”.

Edhe pse vitet e fundit kishte rënie të shkurorëzimeve, sipas analizës së bërë nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”, të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2024 është rritur numri i çifteve që vendosin të ndahen nga jeta bashkëshortore.

Nga të dhënat e dhjetë viteve të fundit, më së shumti shkurorëzime ka pasur në vitin 2015, me 2200 shkurorëzime, ndërsa më së paku shkurorëzime ka pasur në vititn 2020 kur ishte viti i pandemisë, ku gjithsejt kishte 1569 shkurorëzime.

Por numri i shkurorëzimeve u rrit përsëri mbi 2000 sish në vitin 2024.

Në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023, u lidhën 12.7% më pak martesa dhe u bënë 14.7% më shumë shkurorëzime

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistika i Maqedonisë së Veriut, në vitin 2024 u lidhën 11,066 martesa, dhe krahasuar me vitin e mëparshëm, numri i tyre ishtë ulur me 12.7%. Më shumë martesa, 1,452 ose 13.1%, u lidhën në gusht, dhe më pak në prill, 661 martesa ose 6.0%.

Më e zakonshmja është lidhja e martesës së parë me një pjesëmarrje prej 92.9% për gratë dhe 92.3% për burrat. Ndërsa 7.1% e burrave lidhin martesë të dytë dhe 0.7% lidhin martesën e tretë, nga numri total i martesave të lidhura.

Mosha mesatare në lidhjen e martesës së parë është 27.6 vjeç për nusen dhe 30.1 vjeç për dhëndrin.

Në vitin 2024, sipas moshës, më shumë martesa u lidhën në grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, pra 3,658 ose 33.1% për gratë dhe 3,871 ose 35.0% për burrat.

Sipas moshës, më shumë shkurorëzime tek gratë ishin në grupmoshën nga 35 deri në 39 vjeç, pra 359 ose 17.7%, dhe tek burrat në grupmoshën nga 40 deri në 44 vjeç, pra 347 ose 17.1%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, më shumë shkurorëzime, 488 ose 24.1%, ndodhën nga 5 deri në 9 vjet pas martesës.

Ndërkaq, në vitin 2023, janë realizuar 12 672 martesa dhe krahasuar me vitin paraprak, numri i tyre është zvogëluar për 1.6%. Numri më i madh i martesave, 1 597 apo 12.6%, janë realizuar gjatë muajit gusht, ndërsa më se paku gjatë muajit nëntor, respektivisht 730 apo 5.8%.

Sipas moshës, numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në grupmoshën 35-39 vjeç, edhe atë: 310 ose 17.6% për gratë dhe 295 ose 16.7% për burrat.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, numri më i madh i shkurorëzimeve, 393 ose 22.3%, ka ndodhur prej 5 deri në 9 vjeç pas martesës.

Çdo vit shkon e rritet numri i shkurorëzimeve

Nga të dhënat që ka siguruar “Zhurnal.mk”, në vitin 2015 në Maqedoninë e Veriut kishte 2200 shkurorëzime, që konsiderohet numri më i madh i ndarjes së çifteve në dhjetë vitet e fundit. Ky numër filloi të zvogëlohet gradualisht, duke rënë në 1569 shkurorëzime gjatë vitit 2020. Kjo ndoshta kishte nodhur edhe për shkak të pandemisë, ku të dhënat flasin se ky ishte një moment reflektimi i familjeve, bashkimit të tyre, qëndrimit së bashku nëpër shtëpi dhe frikës nga përhapja e virusit.

Por, mënjeherë pas vitit të pandemisë, çiftet e martuara kanë filluar të shkurorëzohen sërish edhe atë në rritje të numrit.

Në vitin 2021 kishte 1964 ndarje, në vitin 2022 kishte 1613 shkurorëzime dhe në vitin 2023 ishin regjistruar 1765 ndarje.

Numri i ndarjeve në vitin 2024 ka kaluar shifrën e dy mijë shkurorëzimeve edhe atë më saktësisht 2024 shkurorëzime të regjistruara. Të dhënat nuk janë ende të gatshme dhe të qasshme për vititn 2025, ku pritet se ky numër mund të rritet edhe më shumë.

Tek shkurorëzimet kryesojnë maqedonasit, pasojnë shqiptarët!

Nga të dhënat statistikore, në vitin 2020 nga gjithsej 1569 shkurorëzime, 1033 raste kanë qenë maqedonas, 324 shqiptarë dhe 41 turq.

Në vitin 2021 nga 1964 shkurorëzime, 1164 ishin nga burra maqedonas, 532 nga burra shqiptarë dhe 38 turq, e në vitin 2022 nga gjithsej 1613 shkurorëzime, 980 ishin maqedonas dhe 451 shqiptarë.

Ndërsa në vitin 2023 nga gjithsej 1765 shkurorëzime, 1062 ishin nga burra maqedonas dhe 438 nga burra shqiptarë dhe 42 nga burra turq, ndërkaq në vitin 2024, ku kishte gjithashtu 2024 shkurorëzime, 1172 ndarje ishin nga burrat maqedonas dhe 439 nga burrat shqiptare dhe 53 nga burra të bashkësisë etnike turke. Shkurorëzimet tjera ishin nga bashkësitë etnike tjera, romë, vllehë, serbë.

Pse po ndodhin shkurorëzimet!

Shkurorëzimi tani është më i pranueshëm shoqërisht dhe ligjërisht i arritshëm përmes pëlqimit të ndërsjellë ose padive, me normat më të larta të shkurorëzimit që shpesh shihen tek çiftet e ndara pasi kanë jetuar së bashku.

Shkurorëzimet në Maqedoninë e Veriut po rriten për shkak të presionit ekonomik, normat shoqërore në zhvillim dhe pavarësia individuale në rritje, veçanërisht e grave.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë fenomen përfshijnë “mos-harmoninë” (dallimet e papajtueshme), paqëndrueshmërinë financiare, pabesinë dhe martesat e hershme, të cilat shpesh përkeqësohen nga ndërhyrja e familjes së zgjeruar.

Paqëndrueshmëria financiare krijon stres të madh brenda martesave. Kostoja e lartë e jetesës dhe, anasjelltas, dëshira për emigracion (më e lehtë për individët e pamartuar) janë lidhur me trendin në rritje, veçanërisht pas vitit 2010.

Ndërsa gratë fitojnë pavarësi financiare dhe rolet tradicionale gjinore evoluojnë, gratë kanë më shumë gjasa të largohen nga martesa të pakënaqshme ose të pabarabarta.

“Dis-harmonia” është baza kryesore ligjore, e cila mbulon mosmarrëveshje të rënda, komunikim të dobët dhe humbje të interesit të përbashkët, ndërsa brezat e rinj po i japin gjithnjë e më shumë përparësi lumturisë personale, lirisë dhe vetëaktualizimit mbi strukturat e ngurta dhe tradicionale familjare.

Ndërhyrja nga familjarët e bashkëshortit është ende një shkak i zakonshëm konflikti, veçanërisht në familjet me shumë breza. Ndonëse tabu në disa qarqe, dhuna në familje është një faktor që çon në prishjen e martesës, analizon “Zhurnal.mk”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër