Gashi në Uashington në takime me drejtuesit e NDI dhe IRI për forcimin e demokracisë parlamentare

Nga admin
360 e lexuar

Shkup, 4 shkurt – Kryeparlamentari Afrim Gashi, gjatë vizitës së tij në Uashington, SHBA, realizoi takime të rëndësishme me drejtues të dy instituteve prestigjioze amerikane – Institutit Kombëtar për Demokraci (NDI) dhe Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Në takimin me znj. Tamara Wittes, Kryetare e NDI-së, dhe z. Scott Bates, Drejtor Rajonal për Europën dhe Azinë, u adresua bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet Kuvendit dhe NDI-së. U diskutuan projektet e rëndësishme, përfshirë Programin për Mbështetje Parlamentare, i cili prej vitesh ka dhënë rezultate konkrete në forcimin e rolit dhe pavarësisë së Kuvendit, rritjen e transparencës, digjitalizimin dhe afrimin e institucionit me qytetarët.

“Vlerat që promovon NDI janë thelbësore për forcimin e demokracisë institucionale dhe dialogut politik. Shpreh mirënjohje dhe gatishmëri për vazhdimin e këtij partneriteti në shërbim të përfaqësimit më të mirë të qytetarëve”, tha Gashi

Në kuadër të vizitës, kryeparlamentari zhvilloi takim edhe me z. Daniel Twining, Kryetar i IRI-së, dhe z. Stephen Nix, Drejtor Rajonal për Europën dhe Euroazinë. Diskutimet u fokusuan në mundësitë e bashkëpunimit dhe rëndësinë e dialogut strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Gashi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të IRI-it për forcimin e kapaciteteve parlamentare dhe standardeve demokratike. “Kontributi i IRI-it në zhvillimin e kulturës politike përmes programeve të ndryshme është i çmuar. Ky partneritet ka rol të rëndësishëm në zhvillimin institucional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër