Gashi takon nënkryetarin e Kuvendit të Ukrainës, riafirmohet mbështetja për Kievin

Nga B.M
54 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Antalya, 17 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e 152-të të Unionit Ndërparlamentar në Turqi, ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Kuvendit të Ukrainës, Oleksandr Korniienko.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit riafirmuan bashkëpunimin e ngushtë ndërparlamentar dhe marrëdhëniet e mira mes Maqedonia e Veriut dhe Ukrainë. Gashi theksoi se këto raporte mbeten të qëndrueshme dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve bilaterale.

Kryeparlamentari gjithashtu shprehu mbështetjen e fuqishme për Ukrainën në përballje me agresionin rus, duke nënvizuar përkushtimin për ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të saj, si dhe solidaritetin me popullin ukrainas.

Në takim u diskutua edhe për sfidat aktuale, rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe procesin e integrimit evropian. Gashi theksoi se angazhimi i përbashkët në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar është thelbësor për arritjen e paqes në Ukrainë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër