Gërvalla-Schwarz nuk përgjigjet për deklaratën e ish-deputetit Geci për Thaçin

Nga D. V.
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 Maj, zhurnal.mk – Ministrja në detyrë e drejtësisë, Donika Gërvalla – Shwarz nuk u përgjigj për deklaratat e ish-deputetit, Fatos Geci, i cili tha se “më 19 maj lidhesh për krejt jetën”, koment ky drejtuar ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Ajo shkurtimisht tha se kanë ardhur për të bërë hapjen e Gjykatës Administrative.

“Kemi ardhur për të bërë hapjen e Gjykatës Administrative, pyetjet e duhura t’i përgjigjemi në vendin e duhur”, tha Gërvalla Shwarz.

Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci ka bërë një koment karshi ish-presidentit, Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë me shkrim. Komenti i tij ishte “Mirë që koke përgatit se tash me 19 maj lidhesh për krejt jetën”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër