Gjendet i vdekur drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 gusht, Zhurnal.mk – Trupi i Lirim Hajredinit, drejtorit operativ të televizionit Alsat, është gjetur mëngjesin e sotëm pranë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Vendi është siguruar nga policia. Trupi pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.

Hajredini ka qenë për më shumë se 16 vjet drejtor operativ i televizionit kombëtar në gjuhën shqipe, Alsat. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

artikuj të ndërlidhura