Gjendet kokainë te një person nga Shkupi, dërgohet në paraburgim

Nga Xh M
256 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 prill Zhurnal.mk – Njësia për krime të rënda dhe vepra penale kundër trashëgimisë kulturore pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar (DSHKO) dhe të Rëndë më 21.04.2026 ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër E.L. (27) nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Siç thonë nga MPB, më 20.04.2026 nga DSHKO në bashkëpunim me SPB Shkup, rreth orës 22:00 në rrugën “Gjorce Petrov” në Shkup, u ndalua një automjet pasagjerësh Mercedes i drejtuar nga një person nga Shkupi, në të cilin pasagjer ishte edhe E.L.

“Gjatë një kontrolli të E.L., tek ai u gjetën 29.24 gramë kokainë. E.L privua liria dhe gjyqtari i procedurës paraprake urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim për 30 ditë”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër