Gjeneral Brigade Edmond Voci dekretohet Komandant i Forcës Ajrore

Nga D. V.
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shqipëri – Tiranë, 30 mars, Zhurnal.mk – Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci është dekretuar këtë të hënë nga Presidenti Bajram Begaj në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore, duke zëvendësuar në këtë detyrë Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo.

Në një njoftim për mediet, Presidenca bën të ditur se: “Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me dekret nr. 165, datë 30.3.2026, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër