Gjermania ndan 3 milionë euro për për sigurinë dhe zhvillimin e FSK-së

Nga D. V.
309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 prill – Zhurnal.mk – Republika Federale e Gjermanisë përmes programit “Enable and Enhance” po vazhdon të mbështesë zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështë u bë e ditur nga në postim i ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci tha se Ministria e Mbrojtjes ka pranuar një donacion në vlerë prej 3 milionë eurosh nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë, i dedikuar për realizimin e pesë projekteve konkrete, me fokus në plotësimin e flotës së transportit ushtarak si dhe në zhvillimin e kapaciteteve të mbështetjes mjekësore.

“Me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, i cili sot zyrtarizoi këtë donacion, diskutuam gjithashtu për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër