Gjermania premton 20 milionë euro të tjera ndihmë për Libanin

Nga D. V.
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Berlin, 02 qershor, Zhurnal.mk – Gjermania ka premtuar një paketë të re ndihme humanitare prej 20 milionë eurosh për Libanin, pas anulimit të një vizite të planifikuar të ministres gjermane Të Zhvillimit, Reem Alabali Radovan, për shkak të shqetësimeve të sigurisë në kontekstin e sulmeve të vazhdueshme izraelite.

Ministrja gjermane, Alabali Radovan deklaroi për radion gjermane “Deutschlandfunk” se paketa prej 20 milionë eurosh ishte miratuar një ditë më parë, duke theksuar partneritetin afatgjatë të Gjermanisë me Libanin, në fushën e bashkëpunimit për zhvillim.

Ajo shtoi se fondet synojnë të adresojnë situatën aktuale në vend, përveç 70 milionë eurove të mëparshme të premtuara, në një fazë të përshkallëzimit të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut, të mbështetur nga Irani.

Sipas ministrisë gjermane, fondet shtesë do të përqendrohen në sektorin e arsimit dhe zhvillimin lokal.

Gjermania planifikon të ndajë 10 milionë euro për arsimin përmes UNICEF-it dhe 10 milionë euro të tjera përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Ministria gjermane e Mbrojtjes vendosi dje anulimin e vizitës së Alabali Radovan, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban.

Gjatë vizitës dyditore të planifikuar, Alabali Radovan pritej të vlerësonte nga afër ndikimin e luftës mes Hezbollahut dhe Izraelit, së bashku me ministrin norvegjez të Zhvillimit, Asmund Grover Aukrust.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër