Gjini pas takimit me ambasadorin norvegjez: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Arne Bjørnstad, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Gjini ka falënderuar ambasadorin Bjørnstad për përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë ndaj Republikës së Kosovës, përmes projekteve të ndryshme dhe mbështetjes në proceset integruese.

Në takim, Gjini ka rikonfirmuar bindjen e tij se populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë dhe kthimin e vendit në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër