Abdixhiku pret në takim Prattipatin, diskutojnë për zhvillimet aktuale politike në vend

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe e Ngarkuara me Punë, Prattipati diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi Prattipati për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën aktuale politike, duke ritheksuar përkushtimin e LDK-së për mbrojtjen e interesit të Republikës së Kosovës, funksionalitetin e institucioneve dhe stabilitetin institucional.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionimin e qëndrueshëm dhe demokratik të institucioneve të vendit, në shërbim të qytetarëve.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pazëvendësueshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës, duke vlerësuar partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe thellimit të këtij partneriteti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër