Gjithçka gati për debutimin e C-Class elektrike – pamjet e para

Nga D. V.
342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mercedes-Benz do të lansojë së shpejti C-Class elektrike.

Përpara prezantimit të plotë, prodhuesi ka treguar pjesën e brendshme të veturës, duke na dhënë pamjen e parë të kabinës së teknologjisë së lartë.

Klasa elektrike C do të jetë e disponueshme ose me MBUX Hyperscreen ose me MBUX Superscreen.

Për ata që nuk e mbajnë mend se cili është cili, Hyperscreen është ekran i vetëm, ndërsa Superscreen përmban tre ekrane.

Kabina e modelit të ri duket identike me atë të GLC-së , deri te ulëset e reja dhe çatia panoramike Sky Control e mbuluar me yje.

Vetura do të ketë gjithashtu një sistem automatik të kontrollit të klimës.

Do ta shohim plotësisht C-Class-in e ri elektrik kur Mercedes ta zbulojë atë më 20 prill, në Korenë e Jugut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër