Tiranë, 11 qershor, Zhurnal.mk – Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi sot 14 shtetas të akuzuar për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.
Konkretisht GJKKO dënoi shtetasit Shyqyri Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Ditar Bala, Bajram Sulaj, Fatbardh Taushani, Ali Balliu, Arbër Stafasani, Usejd Stafasani, Etion Zani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti, Erion Luto dhe Erdet Korro.
Sipas këtij vendimi GJKKO dënoi shtetasit:
Shyqyri Kaca me 10 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”;
Saimir Kaca me 10 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”;
Enes Kaca me 5 vite për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”;
Ditar Bala me 8 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”;
Bajram Sulaj me 9 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”;
Fatbardh Taushani me 8 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”;
Ali Balliu me 7 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”;
Arbër Stafasani me 9 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”;
Usejd Stafasani me 4 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”;
Etion Zani me 9 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”;
Nertil Hysenllari me 8 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”;
Ledio Mehmeti me 8 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”;
Erion Luto me 9 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste;
Erdet Korro me 8 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.
Sipas vendimit, vuajtja e dënimit për të gjithë të pandehurit do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
