Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Nga I.A
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela.

Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Sela për vizitën.

Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet dhe aktualitetet në Kosovë, me theks përgatitjet për procesin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes.

Po ashtu, krahas zhvillimeve dhe aktualiteteve në Maqedoninë e Veriut, temë e takimit ishin projektet e rëndësishme infrastrukturore ndërmjet dy shteteve, si rruga Prizren – Tetovë dhe ajo Bllacë – Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër