Shkup, 23 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, informoi se ka nisur rikuperimi i Parkut të Qytetit pas motit të lig, duke theksuar se sot janë mbjellë 60 fidanë të rinj panje dhe frashëri.
Sipas tij, moti i lig i shoqëruar me erëra të forta ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në park, duke rrëzuar disa pemë dhe duke dëmtuar pjesë të pajisjeve urbane.
Pas aksionit të djeshëm për pastrimin e terrenit, sot ka filluar mbjellja e pemëve të reja, të cilat siç theksoi Gjorgjievski do të kontribuojnë për më shumë gjelbërim, hije dhe ajër më të pastër.
Ai paralajmëroi se kjo është vetëm faza e parë e rikuperimit dhe se në periudhën e ardhshme Parku i Qytetit do të pasurohet me pemë të reja, gjelbërim shtesë dhe përmbajtje të tjera.
Gjithashtu, Gjorgjievski theksoi se ekipet e Qytetit të Shkupit po vazhdojnë me aktivitetet për largimin dhe sanimin e dëmeve që moti i lig ka shkaktuar në të gjithë qytetin.
