Gjykata e Lartë rishqyrton më 15 shtator masën e sigurisë për Erion Veliajn

Nga D V
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 korrik, Zhurnal.mk – Gjykata e Lartë caktoi datën 15 shtator ora 09:30 për rishqyrtimin e masës së sigurisë për Erion Veliaj, pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese.

Treshja e Kolegjit Penal që do të gjykojë kryebashkiakun e Tiranës, në Gjykatën e Lartë është Sandër Simoni relator dhe Valbon Çekrezi e Genti Shala anëtarë.

Sokol Binaj dhe Albana Boksi dhanë dorëheqjen nga rekursi pasi kanë shqyrtuar kërkesa të mëparshme të Veliajt. Më herët dha dorëheqjen edhe relatori Ilir Panda.

Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës se masës së Veliaj me argumentin se duhet të arsyetohet përsë nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç arrestit në burg. /euronews.al/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër