Gjykata e Pejës e liron Akil Gjakovën nga akuzat për dhunë në familje

Nga D. V.
888 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur xhudistin Akil Gjakova si të pafajshëm për akuzat për dhunë në familje gjatë vitit 2024.

Gjakova ishte dorëzuar në Polici në prillin e vitit 2024, pasi u shpall në kërkim nga Policia pas akuzave të bashkëshortës atëkohë për dhunë në familje.

Sidoqoftë, të premten – Gjykata e Pejës ka konfirmuar se Gjakova është i pafajshëm, andaj është liruar nga të gjitha akuzat.

“Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e liroi nga aktakuza të pandehurin A.Gj., në kuptim të nenit 363, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK). Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate, ndërsa e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile”, thuhet në njoftim, raporton Sinjali.

Ndërkohë, xhudisti po vazhdon punën e madhe në aspektin sportiv, duke tentuar t’i sjellë shumë medalje Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër