MPJ ka ndarë 60 milionë denarë për harxhimet për evakuimin e qytetarëve të bllokuar në Lindjen e Mesme

Nga Xh M
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 mars – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se ka filluar procedurë prokurimi publik për organizimin e fluturimeve çarter për evakuimin e qytetarëve të RMV-së që ndodhen në zonat e prekura të Lindjes së Mesme.

Për këtë qëllim janë siguruar 60 milionë denarë nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

“Duke marrë parasysh urgjencën dhe faktin se situata e sigurisë aktualisht po ndryshon, procedura do të zbatohet në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik, me zbatimin e afateve të shkurtuara të parashikuara për situata të tilla. Për zbatimin e këtij shërbimi janë siguruar fonde në vlerë deri në 60 milionë denarë, të parashikuara në Buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Në varësi të numrit përfundimtar të qytetarëve të regjistruar dhe numrit të fluturimeve çarter që do të realizohen, është e mundur që të përdoret vetëm një pjesë e shumës së planifikuar”, informon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Më parë, Ministria informoi se deri më tani 632 qytetarë të RMV-së kanë kërkuar evakuim. Disa prej tyre do të kthehen në vend me fluturime çarter, ndërsa disa me avionë qeveritarë.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër