Gjykata Kushtetuese, plan strategjik për periudhën 2027–2029 me mbështetjen e OSBE-së dhe KAS

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese ka nisur hartimin e Planit Strategjik të Veprimit për periudhën 2027–2029, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Fondacionit Konrad Adenauer (KAS).

Prezenca e OSBE-së bëri të ditur se gjatë një veprimtarie dyditore, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, së bashku me një ekspert dhe këshilltarë të OSBE-së dhe KAS, punuan për përcaktimin e objektivave strategjikë dhe masave konkrete që synojnë forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e efektivitetit të punës së Gjykatës gjatë tre viteve të ardhshme.

Sipas OSBE-së, planifikimi strategjik është veçanërisht i rëndësishëm për Gjykatën Kushtetuese, në përmbushjen e mandatit të saj për garantimin e drejtësisë kushtetuese.

Bashkëpunimi me këto dy institucione vijon një partneritet të mëparshëm, në kuadër të të cilit janë hartuar edhe planet strategjike të Gjykatës Kushtetuese për periudhat 2021–2023 dhe 2024–2026.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, dhe drejtori i KAS, Thomas Kunze, theksuan rëndësinë e nismës dhe angazhimin e përbashkët për vijimin e bashkëpunimit.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri rikonfirmoi angazhimin për të mbështetur Gjykatën Kushtetuese në forcimin e një drejtësie kushtetuese transparente, efikase dhe të aksesueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër