Tiranë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Reshjet e dendura të shiut ditën e sotme, kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Thethit.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, banorët janë shprehur se përmbytjet kanë nisur që mbrëmjen e kaluar, ndërsa dalja e ujit nga kanalet ka shtuar rrezikun për disa banesa të zonës.
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci në një reagim shprehet se shërbimet e bashkisë janë në gatishmëri dhe po ndjekin nga afër situatën në Theth, në Njësinë Administrative Shalë.
Sipas Becit, reshjet e dendura të sotme kanë shtuar prurjet e përroit të fshatit.
“Për momentin, nuk ka rrezik për banesat. Aksi Theth–Ndërlysaj mbetet i bllokuar nga rënia e inerteve. Po merren masat për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit”, tha Beci.
Situata mbetet shqetësuese për banorët, ndërsa reshjet e dendura kanë vështirësuar kushtet në këtë zonë malore.

