Gjykata kushtetuese vendosë takime të rregullta me qytetarë çdo të enjte të parë të muajit

Nga B.M
500 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shkurt – Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e 62-vjetorit të mbledhjes së parë të mbajtur më 15 shkurt 1964, u bën thirrje qytetarëve për takime të rregullta me kryetarin Darko Kostadinovski, të cilat do të mbahen çdo të enjte të parë të muajit.

Shërbimi i Gjykatës kushtetuese për shtyp kumtoi se qëllimi i takimeve është të afrohet puna e kësaj gjykate drejt qytetarëve, të ngritet vetëdija për të drejtat e garantuara kushtetuese dhe të sqarohet mlnyra e parashtrimit të drejtë të parashtresave.

Theksojnë se takimet paraqesin mundësi që qytetarët të njihen për së afërmi me kompetencat, parashtresat dhe rëndësinë e vendimeve të Gjykatës kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive.

Për pjesëmarrje, të interesuarit mund të paraqiten në adresën elektronike gragani@ustavensud.mk, ndërsa për pyetje shtesë në dispozicion është edhe numri i telefonit +389 2 322 3626, ceket në kumtesë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër