Mickoski në Munih: Nuk na duhet proces pa fund, por e ardhme e parashikueshme dhe e merituar evropiane

Nga B.M
500 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shkurt – Kryeministri Hristian Mickoski sot kumtoi se në Konferencën e Munihut të sigurisë mori pjesë në tyrezën e rrumbullakët “Derë e hapur apo fund i hapur? – Përmbushje e premtimeve për zgjerim të BE-së”, ku, siç theksoi, i prezantoi pozicionet e vendit për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Në kumtimin në profilin e tij në Fejsbuk, Mickoski thekson se porosia, sipas tij, është e thjeshtë dhe se Maqedonisë dhe rajonit #nuk i nevojitet një proces pa fund, por një e ardhme e parashikueshme dhe e merituar evropiane”. Është koha, tha Mickoski, reforma dhe mundi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të vlerësohen në mënyrën adekuate.

“Sot në Konferencën e Munihut të sigurisë mora pjesë në tryezën e rrumbullakët ‘Derë e hapur apo fund i hapur? – Përmbushje e premtimeve për zgjerim të BE-së’ ku qartë i prezantova pozicionet tona për zgjerimin e BE-së. Porosia ëshjtë e thjeshtë: Maqedonisë dhe rahinit nuk i nevojitet proces pa fund, por e ardhme e merituar dhe e parashikueshme evropiane. Ëashtë koha reformat dhe mundi i qytetarëve tnaë të vlerësohen në mënyrë adekuate”, qëndron në kumtim.

Mickoski, dje, në ditën e dytë të Konferencës së 62-të të Munihut të sigurisë realizoi takim me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, me Riçard Grenell, të dërguarin e posaçëm të presidentit të SHBA-së, Dinald Tramp për misione të posaçme, si dhe me kryeministrin holandez, Dik Shof, kreun për çështje globale dhe bashkë-kryesuesin e Institutit global Golldamn Saks Xhared Koen dhe me Tejt Dojç nga Komiteti amerikano-hebraik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër